Mégsem tetszik a termék? Semmi gond! Nálunk 30 napon belül visszaküldheti
Ajándékutalvánnyal nem hibázhat. A megajándékozott az ajándékutalványért bármit választhat kínálatunkból.
30 nap a termék visszaküldésére
Utopia e Re është një përmbledhje me shtatë tregime nga Jerome K. Jerome (autori i te famshmes "Tre vetë në një barkë - pa llogaritur qenin"), ku humori, satira dhe absurdi lidhen natyrshëm së bashku. Nga vizionet e një bote të rregulluar deri në detaj, te rrëfenjat me fantazma pas darke, keqkuptimet, ironitë familjare dhe marrëzitë shoqërore, ky është një libër që vë në lojë idetë e mëdha dhe zbërthen me zgjuarsi dobësitë e njeriut.
Me stil të zhdëvjellët, ritëm dhe një sy të pagabueshëm, Jerome krijon histori që argëtojnë, por edhe godasin. Këto histori luajnë me idetë e përparimit, rregullit, moralit, frikës dhe natyrës njerëzore. Jerome K. Jerome mbetet një mjeshtër i rrëfimit të shkurtër, i aftë të kthejë një ide serioze në satirë dhe një situatë të zakonshme në letërsi të paharrueshme. Utopia e Re është një zgjedhje ideale për lexuesit që duan tregime klasike me humor, fantazi dhe mendje të mprehtë.